iPhone 5 nuk do te jete me kamera 3D

Lajmi se iPhone 5, i cili pritet të dalë së shpejti nga Apple, do të ketë kamera 3D është hedhur poshtë nga ekspertët e fotografive.Pas fotove të publikuara nga një agjensi kineze të lajmeve, ku shihej një iPhone 5 me dy kamera në qëndër të tij, menjëherë u hap lajmi se modeli i ri do të jetë me tenologjinë 3D. Por në fakt ky ka qënë një mashtrim kompiuterik. Dikush ka ndërhyrë mbi foto duke e manipuluar atë.

Nuk ka patur asnjë reagim nga Apple lidhur me këtë njoftim. iPhone 5 është modeli më i ri i Apple, i cili pritet të dalë së fundmi, dhe që pritet të ketë një bum shitjesh.

Author: admin