Si vdiq Amy Winehouse?

Vdekja e Amy Winehouse sipas mediave britanike është gjithçka tjetër pos vdekjes natyrale, pasi ekzistojnë dëshmitarë që e kanë parë këngëtaren duke blerë ‘estasy’, kokainë dhe ketaminë, ndërsa mbidoza e tyre besohet të ketë shkaktuar vdekjen e pop yllit.Burimet e gazetës Daily Mail thonë se Amy është parë biseduar me një diler droge të njohur në rrethinë të premtën mbrëma, ndërsa kishe planifikuar që të ‘festonte’ të shtunën.Ishte mbidozë e ‘ecstasy’. Ajo ka mundur të thithë kokainë derisa edhe shtëpia të mbushej me lopë. Por, kjo ishte goditja fatale”, theksoi një mik i këngëtares.

Mirëpo, shkaktari kryesor pse ajo vendosi të përdorë këto substanca narkotike nuk është askush tjetër pos Reg Traviss, ish të dashurit të saj, për të cilin ajo ende po vuante.

Së shpejti pritet të publikohen rezultatet e autopsisë së realizuar nga instituti mjekoligjor i Londrës, ashtu si raporti i policisë mbi shkaktarin e vërtetë të vdekjes së Amyt.

Author: admin