SHBA hap Qendren Kombetare te Mbrojtjes Kibernetike

Duke parë kërcënimet që vijnë nga sulmet e herë pas hershme të hakerave, siç ishte rasti i Wikileaks apo edhe sulmet e fundit të Lulz Security, qeveria e SHBA-ve, ka njoftuar se është duke themeluar Qëndrën Kombëtare të Mbrojtjes Kibernetike, e cila do të tesojë vazhdimisht sistemet e sigurisë së agjensive apo adresave shtetërore. 

Mes organizatave që e kanë ndërmarrë këtë nisëm është edhe Lockheed Martin, e cila jo më larg se tre javë më prë pati një sulm kibernetik, fatmirësisht pa pasoja. Për themelimin e kësaj qëndre, ku do të jenë disa prej kuadrove më të kualifikuar, është parashikuar një fond prej 500 milion dollarësh.

Detyra e Qëndrës Kombëtare të Mbrojtjes Kibernetike është të simulojë sulme, në mënyrë që sistemet e sigurisë të përballojnë ndonjë sulm të papritur nga hakerat vendas apo të huaj.

Author: admin