LG Optimus 3D lancohet ne krejt boten

Disa nga lexuesit me siguri se do të kujtojnë modelin e telefonit të mençur LG Optimus 3D, i cili ishte paralajmëruar në muajin shkurt në Kongresin Botëror Mobil.

Tani, prodhuesi i këtij modeli, kompania LG ka bërë të ditur tashmë se ajo zyrtarisht ka bërë lansimin e LG Optimus 3D në mbarë botën.

Gjatë disa javëve të ardhshme LG Optimus 3D do të fillojë të paraqitet në treg, përkatësisht duke filluar në Evropë fillimisht, dhe pastaj në 60 vende tjera të botës, ndërsa ky është njëri nga telefonat e parë Android me ekran 3D, për të cilin nuk keni nevojë të bartni syze.

Optimus 3D posedon një ekran WVGA të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, teknologji 3D, procesor dy-bërthamësh 1GHz TI OMAP4, dhe dy kamera të pasme me 5 mega-piksel, të cilat mundësojnë incizim në 3D HD video në 720p ose 2D video HD në 1080p.

Author: admin