Pa bateri jeni të pafuqishëm

Duke marrë parasysh që fotoaparatet digjitale janë të varur nga bateritë, vlen të mësohen disa gjëra për përdorimin e baterive tek pajisjet për fotografim. Në vijim i keni disa këshilla se si të punojë fotoaparati juaj më mirë.

Bateritë Alkaline

Bateritë Alkaline dhe Mignon do të duhej t’i nxirrni nga fotoaparati, dhe nga të gjitha pajisjet elektrike të cilat përdorin bateri, nëse nuk i përdorini për një kohë të gjatë. Këtu nuk mendojmë për dy muaj, por dy javë. Nëse nuk i nxirrni, bateritë mund të rrjedhin, dhe lëndët kimike nga bateritë mund të shkatërrojnë elektronikën e pajisjes.

NiCd dhe NiMh

Edhe pse tek bateritë alkaline rekomandohet që t’i nxirrni nga fotoaparati, bateritë NiCd (Nickel-Cadmium) dhe NiMh (nickel metal hydride battery) nuk ka nevojë të nxirren nga fotoaparati, sepse ato nuk rrjedhin, mirëpo mbushni ato nëse nuk i keni përdorë për kohë të gjatë.

Mos i përzieni

Asnjëherë mos i përzieni bateritë alkaline me ato mbushëse, sepse tensionet e ndryshme mund të dëmtojnë elektronikën e aparatit. Bateritë alkaline kanë 1.5V, derisa ato që mbushen 1.2V.

Bateritë mbushëse

Gjatë përdorimit të parë të baterive, rekomandohet që ato të zbrazen tërësisht, dhe të mbushen më pas pa ndërprerje nga 10 deri në 12 orë. Arsyeja për këtë është kapaciteti i baterisë që duhet të shfrytëzohet maksimalisht.

Author: admin