Olsi fut Olta Gixharin ne familjen e tij

Duket se lidhja e krijuar në “Dancing with the stars” mes Olsi Mingomatës dhe Olta Gixharit, ka marrë përmasa të reja. Ajo që mund të dukej thjesht si një tërheqje mes dy të rinjve, të cilët u gjendën duke përjetuar të njëjtën eksperiencë, por që mund të mbetej vetëm me kaq, për më tepër tani që Olsi la garën, në fakt nuk është kështu. Olsi, ish-pjesëmarrësi i “Big Brother 1”, i cili ka rekordin e fotove paparacë me femra të ndryshme dhe një histori të gjatë me Najdën, këtë radhë është bërë djalë tradicional.
Lidhjen që ka nisur me Oltën, 25 vjeç dhe me profesion aktore, ai nuk po e mban vetëm për vete, por ka preferuar ta ndajë edhe me familjarët e tij. Ne siguruam disa foto, ku Olsi ka dalë me Oltën, motrën e tij të vetme dhe bashkëshortin e saj. Nuk e dimë se si po e përjetojnë familjet e Oltës dhe Olsit këtë lidhje, por miqtë e çiftit na rrëfejnë se ata të dy janë shumë të dashuruar. Nga ana tjetër, Olta po vazhdon garën tek “Dancing with the stars”, duke treguar talent të madh në kërcim dhe që tani përflitet si njëra nga pretendentet për të fituar çmimin e parë dhe shumën që nuk dihet ende sa është. Kurse Olsi është bërë pronor i klub “Tokio” në zonën e ish-Bllokut dhe ka një sukses të madh, kjo edhe falë eksperiencës së tij.

Të gjithë ata që pijnë qyl te Olsi
Edhe sikur ai të mos i ftojë, ata do të shkojnë atje ku është Olsi, pasi i tërheq tipi i tij interesant dhe i prirë për të pasur shumë shoqëri rreth vetes. Pas organizimeve me ish-konkurrentë të “Big Briother”, tani Olsi Mingomataj afron rreth vetes VIP-at dhe balerinët e “Dancing with the stars”, pjesë e së cilit ishte dhe ai vetë. Edhe pse është një nga të eliminuarit e parë nga gara, Olsi vazhdon të jetë pjesë e grupit të spektaklit, ndërsa çdo të enjte i fton të argëtohen dhe të shkarkojnë stresin e tensionin e spektaklit në club “Tokio” në zonën e ish-Bllokut. Një nga personazhet që nuk mungon asnjëherë është Moza Ahmeti, e cila la dje garën, ndërsa bëri një falënderim të veçantë për Olsin, pasi sipas saj “ai u ofronte të gjithëve pije qyl”. Ndër ata që argëtohen dhe pinë pa paguar tek Olsi, janë: Olta Gixhari, Çiljeta, balerini kubanez, Janer, dy vajzat nga Kosova, Vesa Luma e Agnesa Vuthaj, francezja Eloise le Petit etj. Po ashtu në grupin e tyre bashkohet dhe një nga anëtarët e jurisë, Ilir Shaqiri, edhe pse Olsi nuk është më në garë.

Author: admin