Burrat harrojnë më shpejtë sesa gratë

Një studim i ri i kryer nga shkencëtarë në klinikën Mayo të Klevelandit tregon se burrat harrojnë më shpejtë sesa gratë. Ata ka gjasa të preken më shumë nga humbja e kujtesës, ndërsa moshohen.Vitet e fundit Leif Bollesen e kuptonte se shpesh harronte data të caktuara si ditëlindje e përvjetorë, por nuk i kushtonte rëndësi. Tani kujtesa e tij është përkeqësuar.

Autorët e studimit vunë re se 19 për qind e burrave u prekën nga humbja e lehtë e kujtesës. Mes grave kjo shifër ishte 14 për qind. Humbja e lehtë e kujtesës është e dëmshme por jo aq sa të ndikojë në jetën e përditshme të personit.

Shkencëtarët nuk e kanë të qartë përse burrat preken nga humbja e kujtesës më shumë sesa gratë. Ata mendojnë se kjo mund të ketë lidhje me sëmundjet e zemrës. Gjatë studimit u vu re se burrat që kishin gjasa të prekeshin nga humbja e kujtesës ishin të prirë për të pasur më shumë faktorë për sëmundje në zemër sesa gratë.

Presioni i gjakut, diabeti, pirja e duhanit konsiderohen si faktorë rreziku për sëmundje në zemër dhe që ndeshen më shpesh mes burrave./VoA

Author: admin