Policia e Kosovës në Prizren në bashkëpunim me atë të EULEX-it, kanë filluar fushatën për vetëdijesimin e qytetarëve, për pasojat që i sjell droga.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha ka thënë se kjo fushatë ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për parandalimin dhe largimin e të rinjve nga droga, që po rrezikon seriozisht jetën e njerëzve, duke u bërë shkaktari i shumë vetëvrasjeve.
Ndërsa, këshilltari i operativës rajonale të EULEX-it në Prizren, Ole Vestphalen ka theksuar se këtë fushate e ka filluar Policia e Kosovës dhe se janë duke e përkrahur në vazhdimësi