Falë miqve ndërkombëtarë, Stefanovici në Prishtinë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh shefja e delegacionit për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri tha se ka qenë kundër vizitës së përfaqësuesit të Beogradit në dialogun me Prishtinën, Borisllav Stefanovic në Kosovë. Mirëpo, rekomandimi i miqve ndërkombëtar, siç tha Tahiri ka qenë arsyeja pse është pranuar kërkesa e tij për vizitë në Kosovë.

Zëvendëskryeministrja njoftoi se i ka rekomanduar homologut serb që të vizitojë Kosovën në momentin kur do të ketë rezultate më të mira të negociatave, mirëpo rekomandimi i miqve ndërkombëtar ka bërë që të pranohet kërkesa e Stefanovicit për vizitë.

Kjo vizitë sipas Tahirit është një hap i Serbisë drejt pranimit të realitetit jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan..

Tahiri tha se gjenocidi që ka bërë Serbia në Kosovë nuk do të harrohet kurrë, por raportet në mes Kosovës dhe Serbisë në rrafshin politik do të përmirësohen

Zëvendëskryeministrja konfirmoi se gjatë takimit me Stefanovicin, në tavolinë ka qenë flamuri i Kosovës dhe Serbisë, ndërsa tha se do të vizitojë Serbinë atëherë ky vend njeh pavarësinë e Kosovës.

Author: admin