Infarktet, vrapimi, kure me e mire se ilacet

Të ecësh shpejt, pothuajse të vraposh, për gjysmë ore 4-5 herë në javë, ul me 25% rrezikun për ripërsëritjen e infarkteve.

Në vend të ilaçeve, programet e rehabilitimit që këshillohen nga mjekët specialistë mund të parashikojnë pikërisht këtë aktivitet.

Ushtrimi fizik pakëson rrezikun për infarkte të reja pasi ul frekuencën kardiake duke shtuar në të njëjtën kohë forcën e zemrës.

Gjithashtu, vrapimi pakëson yndyrnat në gjak, ka efekte pozitive tek të sëmurët me presion të lartë arterial dhe është një antidepresiv shumë i mirë.

Author: admin