Google, kompania më e vlefshme në SHBA

Sipas anketës së realizuar nga kompania e hulumtimeve Harris Interactive, thuhet se Google është kompania më e vlefshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në anketën me më shumë se 3,000 respondentë janë vlerësuar kompanitë e më shumë se 20 industrive, duke përfshirë edhe ato me ndikim të madh financiar si dhe të tjerat që merren me përgjegjësinë sociale.

Në këtë listë të kompanive më të mëdha amerikane, kanë dominuar kompanitë e teknologjisë së lartë, ku Google është lider, ndërsa më pas vijojnë të tjerat e Apple (në vendin e pestë), Intel (6), Amazon (8), Sony (14) dhe Microsoft (16).

Rezultatet më të dobëta kanë marrë bankat komerciale, kompanitë e sigurimeve, si dhe kompanitë e naftës. Në fund të kësaj liste gjenden kompanitë si AIG, BP dhe Bank of America.

 

Author: admin