Surpriza e Teutës

Data tre maj ka shënuar dy vjet lidhje dashurie për çiftin Teuta Krasniqi dhe Blerim Muharriemi-Blero.E kjo datë shumë e veçantë për të dy, aktoren dhe këngëtarin, nuk kishte si të kalohej pa u shënuar me surpriza për njëri-tjetrin. “White Party” ishte një ide gati e përbashkët e çiftit, siç raportojnë mediat kosovare.Teuta ia ka dalë mbanë duke mbledhur rrethin e ngushtë të shoqërisë së përbashkët. Sipas mediave ndeja është mbajtur në një pishinë të mbyllur afër Prishtinës dhe e veçanta e saj ishte se ata kanë qenë të veshur në të bardha, për t’ia përmbushur dëshirën e kamotshme Bleros për ta organizuar një White Party.

 

Author: admin