Talenti kosovar Ardian Bujupi, i cili është duke garuar në emisionin muzikor në Gjermani, “Deutschland sucht den Super Star” ka arritur tashmë në finalen e pestë më të mirëve.Ky sukses është arritur falë zërit dhe interpretimit të tij, i cili ka bërë për vete jo vetëm adhuruesit por edhe anëtarët e jurisë, shkruan e përditshmja “Kosova Sot”.Ardiani ka bërë për vete jo vetëm publikun shqiptar, por edhe atë gjerman, ai është duke u vlerësuar favorit për të fituar vendin e parë të këtij shou program.