Fjalosen Qetsori dhe Xuxi

Përveç debateve e argëtimeve, në “ VIP Shpija 2” nuk janë duke munguar as fjalosjet. Dy konkurrentët e këtij ‘reality-shou’, Qetsor Feruanj dhe Xuxi, kanë pasur një zënkë mes vete.
Sipas burimeve të Telegrafit,debati për depilim të meshkujve ka bërë që dy kandidatët të zihen mes veti. Sipas Xuxit, meshkujt nuk duhen të depilohen ndërsa Qetsori ka pohuar të kundërtën. Ky debat ka filluar të ‘nxehet’, ndërsa organizatorët janë detyruar të ndalojnë këtë fjalosje.Ndërkohë, pjesë e këtij shou është bërë edhe këngëtarja nga Shqipëria Zajmina Vasjari.

Author: admin