Qetsori u shpall ‘luftë’ banorëve

Njëri nga konkurrentët në “VIP Shpija”, Qetsor Ferunaj, që para se të hyjë në këtë reality-shou ka hyrë me bindjen se do ta fitojë këtë sfidë. Ai që në ditët e para të këtij spektakli u ka shpallur ‘luftë’ gjithë banorëve në ‘VIP Shpija 2’ duke i akuzuar që, sipas tij, të gjithë konkurrentët janë falsë. Qetsori ka thënë se këngëtari dhe njëherësh banori i ‘VIP Shpija’, Berkani ka vjedhur këngë, gjithashtu përveç kësaj ai ka akuzuar edhe Bucin dhe Xuxin duke thënë se ata janë falsë dhe nuk janë vetvetja. Ndërsa Qetsori është ndarë i kënaqur vetëm me këngëtaren Adelina Tahiri.Burimet kanë njoftuar se Zajmina do të hyjë javën e ardhshme si agjent sekret.

Author: admin