Preç Zoga: Ja të fshehtat që i zbuloj në poezitë e mia

Poeti: “Kërkoj të matem me standardet që i kanë krijuar nëpër shekuj e dekada paraardhësit tanë.

Preç Zoga: Ja të fshehtat që i zbuloj në poezitë e mia

Rezarta Dhoga

Shkrimtari, publicisti, gazetari dhe politikani i njohur, Preç Zogaj (1957) u lind në Lezhë. Ka studiuar Gjuhë Letërsi në Universitetin e Tiranës. Zogaj u shqua në lëvizjen demokratike të vitit 1990 dhe ishte Ministër i Kulturës në qeverinë e ”Stabilitetit” në qershor 1991. Që nga ajo kohë është aktivizuar në profesionin e shkrimtarit dhe politikanit. Nga botimet e tij në poezi përmendim: “Qielli i gjithkujt”, 1991, “Kalimi”, 1999, “Pas erës së re”, 2004. Libri i tij i fundit është përmbledhja poetike: “Asgjë nuk ndodh veç dashurisë“. 2010. Ndërsa në prozë: “Shëtitorja”, 1990, “Pa histori”, 1993, “Paradhoma e një presidenti”, 2001. Krijimet e Zogaj janë përkthyer në Italisht dhe Frëngjisht.

 

Një rrëfim i sinqertë i poetit Preç Zogajt larg politikës dhe ngjarjeve aktuale që kanë në qendër problemet akute sociale. Në këtë rrëfim shpalosen konceptet e poetit për lidhejt e poezisë me shpirtin dhe botën, me historitë e mëdha të njerëzimti dhe ngjarjet intime vetiak të çdonjerit prej nesh. Cili është vendi i poezisë në një realitet të ashpër si ky që po përjeton sot shoqëria shqiptare. Ç’vend ze dashuria në krijimtarinë e Preç Zogajt? Ç’të reja sjell ai në liberin e fundit poetik “Asgjë nuk ndodhe veç dashurisë. Të gjitha këto poeti i sqaron në përgjigje të pyjetve tona.

 

 

Çdo të thotë për ju leximi i një poezie disa herë në një gjendje të ndryshme?

Mua më ndodh shpesh kjo ndryshe nga proza lexohet herë pas here pak a shumë në këtë pikë ajo ngjanë me këngën e cila dëgjohet herë pas here në rrethana të ndryshme edhe mua më ka ndodhur që në varësi të rrethanave të vendit ku kam qenë të gjendjes shpirtërore apo të momentit të kem zbuluar tek një poezi e lexuar më parë gjëra që nuk i kisha përjetuar, pra gjëra të reja. Poezia e ka këtë veçori që nuk jepet e gjitha përnjëherësh, por jepet pjesë ose ka një thellësi kuptimore dhe ndjesore që jepet në varësi të gjendjes së lexuesit.

A ka një fund, ku poezia nuk ka ç’të zbulojë më tej?

Sigurish poezia ka një fund por raporti mendoj i lexuesit me poezinë është një raport i gjallë edhe për faktin se dhe vet lexuesi distancohet nga poezia dhe kur i rikthehet si të thuash duket sikur gjen vetveten. Pra është një kuptim dhe nostalgjik dhe në këtë kuptim mendoj unë jeton edhe magjia p.sh e poezive të Safos që janë shkruar para 2000 e ca vjetëve, ato mund t’i dimë përmendësh, por kur i rilexojmë ato pas disa kohësh sërish ndjejmë kënaqësi sepse kemi krijuar një distancë prej tyre. Pra është një rikthim nostalgjik te poezia me fjalë të tjera poezia ka dhe ajo tabanin e saj si të thuash, por mbetet gjithnjë tërheqëse sepse lexuesi i largohet i rikthehet pra është një raport shumë i gjallë.

Regjistri i poezisë është i gjerë dhe ndonjëherë është më i gjerë së sa ajo që ka dashur të thotë autori. Sepse poezia vërtet është një krijim që lind nga një subjekt që është krijuesi, poeti, por poezia në vetvete është objektive pastaj kur ju jepet të tjerëve. Ajo mund të lexohet në forma të ndryshme dhe prandaj e ruan dhe magjinë sepse çdo kush e lexon nga një këndvështrim i caktuar, që nuk është statik nuk është i dhënë njëherë e përgjithmonë dhe nuk është këndvështrimi i vetëm për të gjithë ata që e lexojnë poezinë. Këtu po flasim për lexuesin e poezive sepse poezia nuk lexohet nga shumë njerëz ata që lexojnë poezinë janë elita e lexuesve, dhe flasim dhe për kritikët e poezisë të cilët janë kritikët.

 

Atëherë mund të themi se marrëdhëniet e lexuesit më poezinë janë subjektive?

Po, janë subjektive, por këtu ka një kusht që është kusht objektiv që poezia duhet të jetë poezi cilësore. Pra duhet të jetë poezi dhe në momentin që është e tillë i ka brenda të gjitha gjërat dhe mbi këtë bazë diskutojmë ne që poezia ka një partiturë shumë të gjerë ndjesish, tingujsh, kuptimesh. Pra duke u nisur nga premisa që është poezia sepse po nuk qe nuk mund të flitet më për të.

Cili është udhëtimi i fundit nëpër botë i poezië suaj?

Në SHBA është botuar një përmbledhje me poezitë e mia me titullin “Ngjarje në tokë”. Është në dy gjuhe shqip – anglisht nga universiteti i Teksasit dhe besoj se në Maj do të vinë këtu bërë të bërë dhe një paraqitje, pastaj do të bëjnë një paraqitje dhe në Amerikë. Janë 52 poezi që i ka përzgjedhur Gjek Marinaj, i cili është një poet edhe vetë poet e studiues. Gjeka është dhe përkthyesi i këtij libri.

Libri juaj “Nuk ndodh asgjë veç dashurisë” të krijohen përshtypjen se poezia është shkruar brenda një dite, madje brenda një ore, brenda një çasti këtë jo vetëm për arsyen e nivelit të lart artistik nga libri juaj i parë e deri te libri juaj i fundit ka një vijë paralele. Si e shpjegoni këtë nivel të njëprajtshëm të krjimeve të tua?

Poezia natyrisht shkruhet dhe vet impresioni që keni ju është sepse kjo është një poezi që është shkruar shpejt është shkruar në një çast. E vërteta kështu është sepse unë përpiqem që poezia që shkruhet të jetë shëmbëllimi apo ti ngjajë poezisë që unë kam menduar në një çast dhe poezia mendimi është një shkrepje është një çast gjithmonë. Dhe pastaj nga shkrepja siç e quajta unë deri te letra e badhë “zverdhon një pyll flakësh” siç e kam pasur një poezi dikur dhe deri te letra e bardhë duhet të kalosh përmes një pyll flakësh për ta hedhur poezinë në letër. E thotë dhe Alen Boske, që nuk mjafton të jesh, por duhet edhe ta bësh atë. Pra janë dy procese. Në rastin tim procesi i parë është shkrepja e motivit kjo ka të bëjë me natyrën e poetit prandaj është poet dikush dhe nuk është një tjetër sepse dikush e ka këtë përjetim pastaj është hedhja në letër sepse kërkesa apo përpjekja ime është kjo që poezia kur të hidhet në letër të jetë sa më e ngjashme me atë që ka dhënë shenjën e jetës kur e ka shkrepur dhe kjo e bënë për mendimin tim poezinë të vërtet dhe të sinqertë. Kjo bënë që të krijohet dhe ai impresioni se poezia është shkruar shpejt. Dhe unë përpiqem ta shmang atë mendimin sikur jam lodhur shumë për ta shkruar poezinë. Sepse nuk duhet të lodhesh për ta kryer poezinë. Për mendimin tim, poezia më e mirë është ajo që ka një tingëllim të vetvetishëm, të hapur të sinqertë. Poezia që të merr shumë mundim mendoj se ka një defekt sepse e thoshin disa poet simbolistë një krahasim që mua nuk më pëlqen shumë po e thotë mendimin që kam në kokë. “Poezia është e vetvetishme si teshtima”. Ekzigjencat e mia janë ekzigjencat e një njeriu që ka lexuar, kërkoj të matem me standardet që i kanë krijuar nëpër shekuj e dekada paraardhësit tanë. Duke pas bërë këtë trashëgimi pjesë të kujtesës apo dhe të kulturës unë shkruaj duke e ditur se nga vjen poezia, ku është dhe ku shkon sigurisht që këtë nuk e them për të bërë krahasimin midis poezisë time dhe poezisë së atyre që më kanë formuar mua. Sepse mendoj se ata që më kanë formuar mua si poet janë shumë herë poet më të mëdhenj, por e them thjesht për të nënvizuar faktin që unë përpiqem ta respektoj poezinë dhe të jem maksimalisht ekzigjent dhe në zgjedhjen e fjalës në ruajtjen e melodisë sepse unë i jap rëndësi figuracionit melodisë dhe gjendjes poetike. Dhe mendoj se këto kanë rëndësi të madhe për t’i dhënë jetë poezisë, që ajo të jetë poezi ta kuptojmë dhe ta ndjejmë si poezi. Sidomos gjendja për mendimin tim është themelore sepse poezinë mund ta krijosh dhe pa figura po gjendja duhet të jetë pa tjetër poetike.

A mendoni se poeti ndodhet vazhdimisht midis gjëmimeve dhe fëshfërimave?

Poeti është një lloj jehone e të gjithave e të gjithë partiturës, qoftë dhe e partiturës lirike apo e fëshfërimave siç thatë ju, qoftë dhe e partiturave më epike më gjëmimtare që janë ngjarje kthesa histori, portrete heronjsh apo poeti është jehonë e tyre, por poeti është dhe një filtër i gjithë kësaj prurje që përmes tij e gjith kjo prurje përfundon në poezi dhe ka rëndësi shumë të madhe kjo që nga një ngacmim lirik nëpërmjet poetit shkohet drejt një poezie lirike. Po ashtu nga një përjetim i fuqishëm epik, ose nga një raport i ngjarjeve që kanë të bëjnë me përmbysje të mëdha… Për shembull, mund të shkruash shumë për Azem Hajdarin, por figura e tij përmes poezisë time filtrohet dhe vjen si një figurë poetike poezia e tij është libri “Kalimi” dhe është me katër pjesë dhe ka përfytyrime poetike aty sikur ai vjen dhe me thotë mua se jam i pambrojtur dhe nga dashuria është një konceptim poetik dhe figura e Azemit si një personazh epik dhe si një hero për mendimin tim vjen si një mënyrë shumë poetike nuk vjen në mënyrë skematike që të mos na pëlqejë d.m.th nuk vjen në forma shabllone. Kushdo që është marrë me poezinë time dhe ka bërë një përkufizim apo përcaktim të identitetit tim poetik gjithnjë e ka vënë theksin tek lirika e dashurisë, por unë kam bërë dhe tema të tjera sociale, i pëlqej poezitë kur sjellin një frymë epike, por aman, por aman kur janë poetike. Dhe tani më kujtohet Robert Bërns, i cili ka një poezi për kreshnikum Maks Xheferson. Është një baladë që nuk e ka ato konceptimet e vjetra që kemi ne, pak dhe folklorike dhe për heroin apo për personazhin epik madhështor dhe kjo ka ndodhur edhe me mua. E gjithë ajo që ne e quajmë motivet poetike gjithnjë i zënë prit poetit dhe shkrepin në vetëdijen e tij estetike si vetëdije jo si poezi sepse poezia bëhet mbrapa. Unë jam autor që përjetoj edhe shkruaj dhe kjo është sfida mendimi të shprehet të marrë formë ndjenje të realizohet përmes fjalës përmes kombinimit dhe muzikalitetit të fjalëve dhe përmes imazhit që përcjell fjala.

Duke filluar me librin “Kalimi”, duke ardhur “Pas Erës së Re” ose libri juaj i fundit të duket sikur të bëhet vdekja e lehtë të bëhet një lloj harakiri Pra, është një kalim krejt i natyrshëm. Si ka ndodhur kjo dhe pse?

E kam temë qendrore, vdekjen bashkë me dashurinë ka kohë që jam marrë me këtë temë dhe vazhdoj të merrem në fakt është një nga dy tre temat e mëdha të poezisë vdekja e thoshte dhe Tomas Elioti që “poezia prandaj ekziston sepse ajo është e vetmja që nëpërmjet figuracionit nëpërmjet metaforës arrin të na flas për dy gjëra që nuk arrin të na flas askush tjetër, siç është dashuria dhe vdekja. Për to nuk mund të flasim ndryshe për të vërtetën e tyre të thellë po të mos përdorim figurat letrare. Prandaj poezia ka qenë dhe do të mbetet sepse janë dy tema të mëdha dhe vdekja është shumë e pranishme në poezinë time. Unë merrem më shumë me zbutjen dhe bashkëjetoj me të, është një gjë e jona që është me ne jam familjarizuar me të.

Mos kjo ka ardhur edhe nga pjekuria e moshësn, nga thellimi i mendimit filozofik?

Në fakt, për vdekjen unë kam shkruar dhe më herët sidomos mbas librit “Kalimi” vdekja si temë poetike vjen dhe bëhet një temë qendrore në poezinë time dhe më intereson shumë kjo nuk është se më intereson vetëm mua kjo sepse është një temë me të cilën përballet gjithë gjinia njerëzore dhe ata që nuk shkruajnë dhe ata kanë një moment që pyesin se ç’është vdekja nga vjen.

Ikja prej dashurisë është si ikja prej jetës në poezitë tuaja lirke… Është ky konceptimi i dashurisë si një ngjarje madhështore në jetën e njeriut dhe si një cak i kalimit në përtejbotë?

Është një konceptim që vjen nga vetëdija estetike e ushqyer edhe me folklorin me poezinë lirike popullore. Unë jam ndalur gjatë te poezia e lirikë e folklorit e veriut dhe e jugut dhe vërtet aty gjen modele të një vetëdije estetike të lartë. Në poezinë lirike popullore gjejmë konceptime të tilla cili është përqendrimi i burrit apo i djalit përkarshi së bukurës, cili është qëndrimi përkarshi të dashurisë për karshi të asaj që humb. Në folklorin tonë kemi një fisnikëri të madhe ndonjëherë disa mendojnë që i riu shqiptarë është brutal është arrogant me femrat, jo është shumë fisnik shumë fin. Në poezinë lirike popullore dhe vetëdija estetike e një populli e një kombi është te poezia popullore që e ka përcjellë brez pas brezi nuk është raste brutaliteti që te përshtypja e jashtme që krijon ashpërsia. Heroi lirik apo djaloshi shqiptar përkulet përpara bukurisë apo flijohet për të, vuan shumë, vuan thellë për të. Në qoftë se ne do të flasim për vetëdijen estetike të një populli, detyrimisht do të referojmë poezinë popullore sepse aty reflektohet kjo vetëdije.