Të gjashtë komunarët e arrestuar para dy javësh nga Policia e Kosovës do të paraqiten të mërkurën në gjykatë para një trupi të EULEX-it. Pritet të shqyrtohet kërkesa e avokatëve mbrojtës nëse rastin do ta marrin ndërkombëtarët apo do të mbetet në duart e vendasve.
Avokatët e 6 të zyrtarëve të lartë të arrestuar kanë shprehur dyshimin në paanshmërinë e gjykatësve vendas, duke kërkuar që rastin ta marr EULEX-i, raportojnë mediat.
Ata dyshohen për keqpërdorime dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.