Magjistari Nadiri

Iluzionisti i tretë në botë Nadir Mura tregon kyçin e suksesit, si dhe arritjet e tij në  botën kinematografike  Nadir  Mura: Ëndrra ime  të luaj rolin e Skënderbeut.Iluzionisti Shqiptar Nadir Mura në këtë intervistë fletë në lidhje me punën në fillimet e tij, si u gjend në botën e spektaklit. Ai tregon në lidhje me bioenergjinë që zotëron dhe se si e pritën këtë fakt familjarët e tij dhe rrethi shoqëror. Kush kanë qenë dëshmitarët e parë që janë mahnitur para magjisë së tij.  Po kështu ai tregon se ku qëndron sekreti i një magjie, të fortë, pasi siç thotë dhe ai, jo të gjitha veprimtaritë, qoftë në punën e tij apo dhe në botën e artit kërkojnë një shtysë apo stimulim për të bërë diçka të veçantë. Përballjen e punës së tij me elektronikën dhe ku qëndron  suksesi i punës që ai bene  për t’i rezistuar kohës së diçitalizimit. Ku qëndron sekreti i disa çmimeve të marra prej tij si “Iluzionisti i parë në Evropë” dhe “Iluzionisti i tretë në botë”.Ku e shikon ai veten midis të mundurës dhe të pamundurës. Dëshirat e tij që kërkon të realizojë në të ardhmen. Duke qenë se jemi në prag të ditës së verës ai flet dhe për ekuinoksin pranveror, të cilën ai e ka përfshirë dhe në librin e tij te tretë, për të cilin ai thotë se do të botohet dhe në gjuhën shqipe.


Ç’është Dita e Verës për Nadirin?
Si fillim dita e verës është ekuinoksi i  parë i vitit nga 21 mars, 21 qershor, 21 shtator dhe pastaj është 21 dhjetori mirëpo ato gjashtë gradë që kanë lëvizur të tokës kanë bërë që ai 21-shi i shtatorit ka shkuar 23 shtator. Këto janë ekuinokset, që unë po shkruaj tani në librin e tretë të një triologjie që unë po bëjë në gjuhën italiane, të cilën do ta kthej dhe në Shqip. Ekuinokset janë gjërat më të rëndësishme që bëjnë modifikimin e çdo qelize ekzistence në univers pra ekuinoksi ose 21 dita e verës është si të thuash fillimi i ditës së verës nga ai moment. Por kjo nuk është e vërtet sepse stinët tashmë kanë ndryshuar totalish dhe do të vijnë momente ku nuk do të ketë më stinë. Kjo do të bëjë që i gjithë globi të ketë një ndryshim total të poleve të tij. Pra nuk do të ketë një ekuinoks të vërtetë, po do të jetë një vetëm ekuinoks metaforik, d.m.th ne do të flasim metaforisht “ na ishte njëherë”.Gjithsesi sa ndikojnë këto dukuri të natyrës që kanë të bëjnë me unversin dhe sa ndikon universi natyra dhe këto që ju sapo përmendët në formatimin e njeriut dhe sidomos të një njeriu siç është Nadiri?Fondamentalja janë shumë të rëndësishme, me siguri keni dëgjuar për  megahercët Mgh sipas shkencës që më ka mësuar mekanika kuantum, thotë se megahercët hyjnë në trurin e njeriut. Nga ky moment neuronet e shpërndajë në të gjithë ADN tonë dhe nga ky moment çdo lloj informacioni që vjen nga jashtë do t’i përshtatet ADN-së tonë, pra do të thotë që çdo gjë që do të jetë jashtë do të jetë dhe brenda në ADN tonë. Në univers po ndodh diçka po asnjë nuk di t’i jap një drejtim çfarë po ndodh. Është pikërisht kjo energji e re që po futet tani në univers dhe ajo do të ndikoj jashtë mase në trurin e njeriut, prandaj kanë dalë dhe gjithë këto anomali të sëmundjeve të ndryshme të pashërueshme të trupit të njeriut, sepse ka disa njerëz që këto nuk i përballojnë dot se janë valë të reja. Sa kanë ndikuar te magjistari Nadir këto që sapo ju thatë, kjo jashtësi që ka hyrë brenda jush dhe kur e keni ndjerë së pari veten se mund të jeni i veçantë nga të tjerët në atë profil që ju tashmë e keni shfaqur jo vetëm brenda rrethit miqësor, jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe në botë?Po unë e kam ndjerë veten gjithmonë krejt ndryshe nga të tjerët. Por kjo më ka bërë që dhe të vuaj sepse nuk kam pasur shumë shok të mirë dhe duke më konsideruar si një njeri të veçantë , si njeri anormal, se sa njeri i zgjuar dhe kjo më ka bërë të vuaj nga njëra anë po nga ana tjetër unë kisha një pikësynim dhe pikësynimi im ishte që të isha Nadiri që jam sot. Dhe unë nuk ia ndava kurrë shikimin atij pikësynimi që kisha dhe nuk do të më duhesh që të harxhoja kohë se kush më ofendonte apo se kush kishte mendime të këqija për mua kjo nuk më interesonte fare. Kjo është pika e parë. E dyta, sa ka ndikuar kjo për mua? Kjo është fondamentale sepse nga kjo del zanafilla e librave që unë po shkruaj tani pikërisht nga ky detaj me një fjalë nga  universi. Ç’është universi? çfarë ka në brendësi? ç’është energjia?  Energjia hyn në trupin tonë në një moment të caktuar kur jemi në barkë të nënës dhe në një moment të dytë kur trupi ynë shkon në një moshë të madhe që do të thotë se trupi unë lakohet dhe energjia avullon. Kur  avullon energjia dhe trupi ynë çfarë bënë? Vdes. Trupi u gjend në këtë tokë dhe e lëmë sërish në këtë tokë. Atëherë kush është më e rëndësishme energjia apo trupi? Natyrisht që është energjia. Kjo ishte zanafilla e gjithë shkrimeve të mia dhe e gjithë kësaj enigme  universale që është në të gjithë jetën tonë.Kë keni lënë të habitur për herë të parë me këtë dhunti tuajën?Janë pikërisht familjarët tanë që na fyejnë ose që nuk kanë besim te ne, janë pikërisht ata të parët. Dhe më pas shoqëria etj. Sepse gjithmonë heronjtë janë të tjerët,sepse nuk janë ata që janë afër nesh. Unë shkruajta librin e dytë edhe pse flas për energjinë ua kam dedikuar prindërve të mi dhe them një fjalë të rëndësishme aty “heronjtë janë gjithmonë të tjerët” dhe në shumë raste tregojnë sikur janë të paaritshëm, sikur bëjnë gjëra të mëdhaja sepse ka një politikë të fortë dhe një miqësi joshëse me flori ose me ar. Mirëpo heronjtë janë pa zë, nuk flasin shumë, vetëm që në momentin e caktuar kudo ku ti të jesh  ata arrijnë në momentin e caktuar. Dhe ata do të lirojnë ty nga një breng ose do të shpëtojnë ty nga një moment shumë i vështirë. Heronjtë janë ata që kanë punuar gjithë jetën, për të na dhënë ne një copëz bukë dhe nuk e hanin për vetë, por e ndanin në dy pjesë dhe punonin në fusha gjatë ditës dhe në darkë e sillnin përsëri gjysmën tjetër dhe ua jepnin fëmijëve të tyre këta janë heronjtë.Pra midis zotit dhe njeriu qenkan heronjtë. Po Nadiri ku e vendos veten e tij vërtet midis perëndive dhe njeriut apo midis të pamundurës dhe të mundurës?Në qoftë se ke vënë re frymëzimet vinë në disa sezone dhe jo gjithçka që shkruan është penë e fortë. Janë vetëm në momente të caktuara, pra në ato mikroçipin, që kemi diku në ato mikrovatrat tona mbas trurit të vogël, kur ndikojnë në ato momente që ne na ngacmojnë. Bie fjala, qëndron para nesh  një vajzë, e cila nuk flet vetëm buzëqesh dhe ti mendon tani, ose është shumë e zgjuar, ose është shumë delikate dhe nga ky moment ti mendon duhet të ketë diçka mbrapa kësaj.  Kjo do të thotë se  sa më i fortë që të jetë ngacmimi   aq më e fortë do të jetë dhe ajo që t’i bënë, vepra. Midis të mundurës dhe të pamundurës ku është Nadiri?Çdo gjë është e mundur dhe, njëherësh, e pamundur në këtë univers, sepse universi është një labirint mitik i pa fund. Edhe me dashurinë në qoftë se e ke vënë re a dashurohemi mbas dikujt jo sepse ai është i bukur. Të jetë më i bukuri në botë apsulutisht nuk duam të dimë fare, por ne dashurohemi për atë enigmatikën që ai e mban prapa. Dhe në qoftë se do ta zbulojmë enigmatikën atëherë humbet dashuria. Pra duhet të jemi aq të aftë saqë atë dozë që kemi   ta ndajmë me doza të vogla. Me këtë do të thoja se enigma mban gjithë këtë univers.Ju jeni larguar nga Shqipëria kjo sepse iu rrinte ngushtë atdheu, jo vetëm gjeografikisht, por dhe në koncepte,  mendësi,  opinione dhe botëkuptime që e bëtë këtë apo iu shtyu diçka tjetër për të rendur drejt së pamundurës ,për t’u bërë dikush tjetër, në një vend tjetër siç është Italia?Edhe kur ika në Greqi, por edhe në Itali nuk ma priste mendja kur që mund të ushtroja profesionin tim. Në Greqi ishte krejt rastësisht, por edhe në Itali ishte rastësi që më zbuluan. Në Greqi në një restorant që unë punoja si kamerier. Ndodhi që unë të bëja disa numra shpejtësie disa miq kishin ardhur me një teatër dhe agjenti i tyre ishte mik me pronarin ku unë punoja. Më thonë mua me përbuzje “shikon këto gjëra që bëjmë ne këtu ju në Shqipëri nuk i bëni dot”. Kjo më ngacmoi dhe ata u çmendën kur panë tavolinën në ajër dhe gjëra të tjera të rëndësishme  që bëra unë dhe që nga ai moment agjenti tha “unë sa të shkoj në Athinë do të angazhoj” dhe ai e mbajti fjalën. Që atëherë unë filloja të bëja spektakle nëpër teatro dhe pastaj në televizione. E njëjta gjë ndodhi dhe në Itali krejt rastësisht duke parë RAI UNO-n në një program televiziv po lexoja disa titra ku konteksti i programit ishin disa vajza ku djemtë që do bënin diçka për këto vajza dhe nëse ato nuk e pëlqenin do e shtynin në ujë. Dhe unë kisha dëshirë të merrja pjesë jo se do të bëhesha i famshëm, por thjesht për t’u argëtuar. Para se të shkoja bëra provën nga tre mijë vetë që kishin bërë provën, mua më thanë se Nadiri do të ishte i ftuar nderi dhe më thanë që të bëja provën te regjisori i programit. Shkova dhe u befasova sepse kishin kaluar tre pjesë, e hoqën atë iluzionistin dhe më vunë mua për nëntë pjesët e tjera të programit. Mbaj mend në atë kohë që më dhanë 12 milion lireta për një shfaqe. Unë i thosha dhe avokatit që kisha me vete “nuk i dua lekët, dua ta bëjë falas këtë punë”. Dhe ai që më thoshte “mbylle gojën këtu nuk jemi në Shqipëri, por në RAI. Po ti thuash që do të shkoj gratis nuk do të marrin fare sa më shumë të kërkosh aq më shumë do të duan” dhe ky ka qenë një sukses.Keni një veprimtari shumë të gjerë shumë intensive, por le të përmendim vetëm majat e veprimtarisë tuaj. Cilat janë disa prej tyre?Kam qenë në 63 vende të botës, kam bërë spektakle nga më të mëdhenjtë, ku mund të citoj disa si për shembull zhdukjen e makinës, apo materializimi i një helikopteri në sallë me një publik rreth 12 mijë vet. Dhe një iluzionist që kishte ardhur 14 herë dhe që thoshte s’ma merr mendja dhe e preku që u bind që ishte helikopter i vërtet. Kam bërë me artist pastaj ku asistent kam pasur Xhorxha Palman që është një nga yjet e vajzave më të bukura italiane, Valeria Marinin. Kështu që iluzionet që kam bërë kanë qenë të mëdhenj, por  kanë qenë më shumë ato kooperimit që unë kam bërë me artistë si p.sh hapjen e programeve që kam bërë me Fiorelon, me Panarielon , Xhani Morandin, apo me Karlo Kontin dhe bashkëpunimi që kam bërë me ta ka qenë shumë herë më i rëndësishëm se sa numri që unë ekzekutoja në sallë etj.Përveç kësaj, ju keni dhe një shkëndijë në kinematografi ju kam parë në film mjaft të rëndësishëm. Çdo të thotë kjo për ju?Kam bërë deri tani 27 filma në Itali dhe jashtë Italisë, në Gjermani, në Zvicër, në Greqi etj. Përveç filmit unë bëjë efekt special dhe për Sony, ku ajo bënë prezantimin e filmave në Evropë. Premierat e filmave shfaqen në Romë nga një shoqëri e madhe që quhet “Armozia” që ka marrë të drejtën nga Sony dhe mua më kanë dedikuar një pjesë që të bëjë efektet speciale në premierat e filmave, siç bëra kohët e fundit dhe me Xhulia Roberts ku ndenja në ajër dy orë. Unë ju jap idetë atyre dhe ata më thonë se kjo ide bënë dhe kjo nuk bënë. unë kam këtë privilegj që e studioj filmin para se të shfaqet dhe iu jap ide për efektet speciale.  Dhe ata i përzgjedhin ato sipas interesit të tyre. Pra unë do të thosha që efekti special, aktrimi apo çdo gjë që kam bërë  që vazhdoj të  bëjë për mua është hobi dhe gjëja e parë kryesore  është iluzioni ose magjia.Jemi në një kohë kur diçitalizimi, efektet elektronike, konfigurimi, grafika janë një magji më vete ose një magji e ftohtë le ta quajmë. Sa të vështirë e ka Nadiri sot në këtë përballje me efektet elektronike për të bërë magjinë e tij?Unë nuk dua të fyej asnjë iluzionist sepse nuk është në natyrën time që të fyej njerëz. Kjo ka qenë motoja ime e parë që unë të kem respekt për njerëzit. Është një iluzionist amerikan dhe ai u bë i famshëm vetëm me këtë, pra me anën e  grafikës. Ai xhiron jashtë në miqtë dhe shokët e tij bënë montazhin dhe bënë truke televizive. Kur u hap Yotube ai u bë njeriu më i famshëm në botë dhe ai mori dhe çmime. Në teatër ai nuk ka bërë asnjë gjë live sepse nuk është i aftë të bëjë një gjë të tillë, duke e krahasuar me David Coperfild ose të tjerë. Unë çdo gjë që kam prezantuar e kam bërë dhe vazhdoj ta bëjë në skenë nuk e bëjë me truke televizivë. Unë mundohem që në të gjitha videot e mia ta bëjë akoma më të ngadalshëm videon, që të jetë sa më i besueshëm dhe telekamera të mund të jetë vetëm një dhe pa e ndërprerë kjo është shumë e rëndësishme vetëm për ata që e dinë këtë zhanër të iluzionistëve. Ky fakt ka bërë dhe në ndarjen e çmimeve kur shpesh më thonë se si fitove këto çmime si “Iluzionisti i parë i Evropës”, “Iluzionisti i tretë në botë”, apo dhe çmime të tjera. Si ndjeheni kur ju krahasojnë me David Coperfild e shikoni ju atë drejtë në sy apo ju shikon ai ju?Ah sikur të kisha lindur në Amerik. Ata lindën në momentin e duhur nga familjet e duhura dhe në vendin e duhur me aq të ardhura financiare sa duheshin. Unë për arsye shumë të forta ndenja në Itali dhe nuk mund të largohesha nga Italia. Tani janë pjekur kushtet edhe për të shkuar në Amerikë dhe në qoftë se do shkoj do të bëjë disa gjëra që të tunden jo vetëm ata iluzionist që janë, por edhe e gjithë bota nuk e them për mburrje, por kam shumë projekte të rëndësishme.Këtë herë ju keni ardhur në Shqipëri a ka ndonjë arsye të veçantë vizita juaj këtu?Unë vi shpeshherë në Shqipëri, pasi unë jam nacionalist. Dhe kam përgatitur disa projekte dhe pse jo, për të bërë një program të gjithë timin, në Shqipëri dhe pse jo të bëjmë atë që ne kemi bërë bashkë, një sinopsis të një filmi për Skënderbeun që e kam ëndërr  dhe dua të bëj rolin e Skënderbeut. Intervisten e zhvilloi Rezarta Dhoga bashkpuntore nga tirana

 

Author: admin