Ju prezantojmë IPAD 2, fantastik

Në një ngjarje të mbajtur në San Francisco, Apple gjatë ditës së sotme ka prezantuar iPad 2 që është më i lehtë, më i hollë dhe më i qëndrueshëm sesa iPad i parë.iPad 2 tani ka përmirësime në shumë aspekte krahasuar me origjinalin dhe është 33 për qind më i hollë, 15 për qind më i lehtë, ka kamera para dhe prapa, dhe ka një procesor 1GHz Cortex A5 dual-core për të cilin Apple se do të sjellë një shpejtësi dy herë më të madhe krahasuar me versionin e mëhershëm dhe nëntë herë performancë më të mirë grafike. Veçoritë tjera të pritura, si një ekran me reozulcion më të lartë apo përkrahja për rrjetet LTE, nuk do t’i shohim kësaj radhe por tek në versionin e ardhshëm.
iPad 2 është 8.8 mm i trashë dhe peshon 0.59 kg (iPad origjinal peshon 0.68 kg), ndërsa pjesa e prapme e tij është e punuar nga alumini megjithëse ka disa skaje më të zbutura në dizajn. iPad 2 do të ofrohet me ngjyrë të bardhë apo të zezë, ndërsa Steve Jobs premtoi solemnisht se nuk do të përsëritet i njëjti gabim që ndodhi me rastin e debutimit të iPhone 4, kur u premtua se versioni i bardhë do të paraqitet qysh ditën e parë por kjo nuk ndodhi.Procesori 1Ghz dual-core A5 do të fuqizojë ekranin e iPad 2 me rezolucion prej 1024 x 768 piksela, i cili është i njëjtë me origjinalin por sipas Steve Jobs dallimi qëndron në atë se ky do të jetë në gjendje të përkrahë video 1080p dhe video të pasqyruar përmes një adapteri HDMI, të cilin Apple e ka vendosur në shitje për një çmim prej 39 dollarë. Megjithatë, sipas specifikave të video kodeksit të iPad 2 duket se nuk do të kemi 1080p, por vetëm 720p të avancuar.

Kamerat e shumëpritura më në fund janë shtuar në iPad 2. Tani ka një prapa që mund të incizojë video 720p dhe një të përparme VGA që shërben për video-thirrje. iPad 2 do të jetë në gjendje të shërbejë edhe si hotspot ngjashëm si iPhone 4, ndërsa për rrjetet LTE nuk ka përkrahje.

Steve Jobs u shpreh se korniza e dizajnuar për iPad-in e parë mbuloi tërë trupin dhe prë shkak të kësaj iPad 2 ka përfituar një zgjidhje tërësisht tjetër që ruan ekranin; një poliuretan apo mbulesë të lekurës që mbulon vetëm pjesën e përparme të iPad 2. Mbulesa varet në mënyrë magnetike në njërën anë të ipad 2 dhe magnetat tjetër në shtresat e ekranit të ipad 2 do të detektojnë kur mbulesa është e larguar në mënyrë që të zgjohet ekrani në mënyrë automatike.

Gjersa disa gjëra kanë ndryshuar, shumë mbesin të njëjtat; sikurse modeli origjinal, iPad 2 do të përfitojë dhjetë orë jetëgjatësi të baterisë, magazinim në 16GB, 32GB apo 64GB, pastaj WiFi ose WiFi+3G, dhe do të ketë të njëjtën strukturë të çmimit. 16GB për 499$.

iPad 2 do të jetë në treg me iOS 4.3 duke filluar nga 11 marsi. /pcworldalbanian

 

 

 

 

Author: admin