Web faqe për Adem Jasharin

Në 13-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, si dhe në ditën kur më shumë se një dekadë fillonte manifestimi tradicional “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, që sivjet pëson disa ndryshime dhe mbahet me moton “Jetojmë me lavdinë tuaj”, në internet është publikuar faqja zyrtare e heroit kombëtar Adem Jashari.Tash e tutje në internet do të jetë një faqe zyrtare për komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, një faqe kushtuar vlerave të luftës çlirimtare dhe dëshmorëve të luftës, adresa e cilës është www.ademjashari.com

Përmes kësaj faqeje është pasqyruar jeta dhe rënia e lavdishme e komandantit legjendar. Po ashtu, një vend i rëndësishëm i është kushtuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve të luftës, Familjes Jashari, Kompleksit memorial “Adem Jashari”, lajmeve të fundit në lidhje me UÇK-në, etj.

Në emër të Qendrës për Edukim dhe Përparim dhe të ekipit realizues, Lulëzim Shishani, shpjegon se për publikimin e parë është paraparë përmbajtje e reduktuar, por premtohet që brenda këtij viti ky portal të pasurohet me më shumë informacione të tjera.

Faqja është realizuar me përkrahjen e Qeverisë së Kosovës, në bashkëpunim me Familjen Jashari dhe me Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve.

Author: admin