Intervist speciale me 12.02.2011 ora 20:30

Unë duke menduar për të kaluarën, jo edhe aq të largët, më shfaqet në ndërdijen time një NËNLOKE, si një nënë legjendash; një grue me zëmër të madhe, një grue me një qëndresë stoike dhe një grue të pathyeshme në sfidat e jetes.E kjo është Nënë Hazbie Malaj. Nënë Hazbie është e lindur dhe e rritur në malët e thella të Karadakut, e m´veshur me petkun e besës së truallit, e cila luftonte për t´i kapurr rezet e lirisë.

Nënë Hazbie kishte lindur dhe rritur hiq më pak e më shumë se shtatë fëmijë. Këta fëmijë Nënë Hazbie, i përkundi në djep malsorçe. Në vend të ninullave Nënë Hazbie, u këndonte këngë kreshnike, e në vend të përallave AJO u rrëfente legjenda trimërie. Kjo ishte mënyra e Nënë Hazbies për ti rritë fëmijët e vet.

Si familje kishte një jetë të rëndë prej fshatari, siç ishte pjesa dërmuese e popullit tonë. Por, për shkak të këtyre kushteve, bashkëshorti i Nënë Hazbies, Halili, detyrohet të marrë rrugën e mërgimit me qëllim që fëmijëve tu sjellë ditë të mira në jetë dhe shkollë. Pas shkuarjes së bashkëshortit të saj Halilit, në mërgim, Nënë Hazbie ishte vetë nënë dhe vetë babë për fëmijët e vet. Ajo i rriti fëmijët krahas barres së rëndë dhe shtypjes mizore që bënte regjimi ndaj popullit tonë. Duke i parë sakrificat e popullit që kalonte fëmijët e Nënë Hazbie u aktivizuan në të mirë të popullit që të dalë nga kjo sfidë e errët, që kishte kapluar popullin tonë. Por, edhe babë Halili nuk ndeji duarkryq nga Gjermania, sillte materiale ilegale për të ngrit vetëdijen e popullit. Kurse Nënë Hazbie këtë materialtë të sjellur nga bashkëshorti i saj e shpërndante kurse Salihu, Qefseri, Sgyhreti dhe Taipi të organizuar në grupe dhanë më të shtrenjtën, lirinë e tyre për të mirën e popullit dhe tokës që i lindi dhe i rriti.

SQARIM:

Hazbie Malaj jeton në fshatin Hogosht dhe në Gjilan. Është nënë e Salih, Qefsere, Shyhrete dhe Taip Malës. Të cilët u burgosën pas vitit 1982, për veprimtari politike. Si dhe nëna e Remzije Males, ish pjestare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dhe jo rastësisht RADIO ZERI ILIRIDES, zgjodhi këtë figurë sa stoike aq edhe madhështore të jetë në mesin tonë dhe tuajin dëgjues të nderuar.

Andaj dëgjojeni dhe binduni edhe vetë për rrëfimet e kësaj Nënlokeje. Këto materiale i gjeni vetem në valet e RADIO ZERIT TE ILIRIDES.

Author: admin