Fansat e Vesës duan duet me Dafina Zeqirin

Në përgatitje të albumit të ri, Vesa Luma i kërkon ndihmë fansave për t’i sugjeruar një emër të denjë që ajo të realizojë një bashkëpunim në brendësi të këtij albumi.Idetë dhe mendimet e fansave janë të ndryshme por emri që lakohet më shumë dhe ai që triumfon, është emri i Dafina Zeqirit.Simpatizantë të Vesa Lumës kërkojnë që kjo e fundit të realizojë një bashkëpunim me këngëtaren simpatike dhe të suksesshme Dafina Zeqiri. Gjithashtu nuk mungojnë dhe alternativat si: Flori Mumajesi, Besa Kokëdhima apo edhe Capital T.

Me përzemërsi ajo u përgjigjet fansave: ‘Ju falemnderit shumë për propozimet e juaja, dhe duke i marrë parasysh, mora një vendim, dhe do të realizoj një bashkëpunim me një nga këto emër-propozimet e juaja që e di sigurt që do ju pëlqejë shumë. Dhe lajmin ekskluziv për këtë emër pa dyshim se ju e meritoni ta dini të parët, shumë shpejt’, shkruan Vesa Luma në profilin e saj për fansat në facebook”.

Author: admin