Buci fiton “Shpija e Kosovës 2”

Edicioni i dytë i reality show, Shpija e Kosovës, ka për fitues Ylli Dervishin, i njohur ndryshe si Buci.Në finale Buci arriti që të mposhtë dy prej favoritëve tjerë, Arin dhe Qopën, përderisa në pozitën e dytë u rendit Valoni.Fitoren e Bucit në Shpija e Kosovës 2 e kanë përshëndetur shumë fytyra të famshme me anë të Facebookut. Reperi i grupit Skillz, Ledri Vula, ka shfrytëzuar profilin tij për ta uruar Bucin, ndërsa të njëjtën gjë e bëri edhe këngëtarja Adelina Berisha.Pas përfundimit të edicionit të dytë të Shpija e Kosovës, edicion ky i shumëkritikuar për mënyrën e realizimit teknik, së shpejti pritet të fillojë dhe VIP Shpija 2, me protagonistë njerëzit më prominentë të skenës artistike shqiptare.

 

Author: admin