Bleona bashkëpunim me Timberland

Këngëtarja e njohur, Bleona Qerreti, është duke e kërkuar famën edhe në Shtetet e Bashkuara. Ajo është parë përkrah personazheve të njohur të botës së muzikës dhe kinemasë në mbrëmjen e bamirësisë “Save the Children and Artists”, në Los Angeles, ku ka performuar ‘live’ edhe këngëtari Ricky Martin.

Nga vetë këngëtarja mësohet se po bashkëpunon me producentin e famshëm amerikan Timberland, për realizimin e albumin e saj të parë në anglisht.

Bleona ka rrëfyer se i është dashur një vit, që Timberland t’i kthente një përgjigje për bashkëpunimin, por albumi sipas saj nuk ka asnjë arsye pse të mos jetë i suksesshëm. /BalkanWeb/

Author: admin