Genta Ismajli shpreson që viti 2011 do të jetë një vit vetëm i sukseseve, gjatë të cilit vit do të gjejë edhe mashkullin e vërtetë.Viti i kaluar ishte një vit i përzier për këngëtaren kosovare, i mbushur me suksese e arritje, por edhe me zhgënjime.
“Ka qenë një vit me shumë angazhime, arritje, por edhe zhgënjime, për të cilat nuk është se ndihem keq. Thjesht do të dëshiroja që rezultati i tyre, të ishte i drejtë, dhe jo i shitur”, është shprehur Genta për mediat shqiptare.
Por, pavarësisht kësaj, Genta beson se 2011 do të jetë një vit i mirë, në të gjitha aspektet. Madje ajo dëshiron ta quajë 2011-tën si vitin e saj.
“2011 është viti i Gentës. Shpresoj dhe besoj që do të punohet me më shumë rregullsi, por për më shumë do ia lëmë kohës”, ka thënë më tej Genta, duke shtuar se po gjatë këtij viti ajo shpreson ta gjejë edhe mashkullin e saj të vërtetë.
“Nuk mërzitem. I’m a single lady’, krenare dhe e pavarur”, ka përfunduar këngëtarja.