Arrestohet shqiponja për spiunim

Shërbimi sekret i Arabisë Saudite arrestoi një shqiponjë, ndërsa ajo dyshohet se po spiunonte për Mossadin. Zogu përfundoi në paraburgim pasi që u zbulua se bartte një transmetues GPS dhe ishte me adresë të një Instituti në Tel Aviv.Dhe derisa autoritetet e Arabisë Saudite janë të bindur se izraelitët po stërvitin shqiponjat për spiunazh, pala izraelite dha një sqarim krejt tjetër për këtë incident. Ata thonë se shqiponja “është e pafajshme” pasi aparati është vënë me qëllim të hulumtimeve shkencore të institutit për të mësuar lidhur me lëvizjet e shqiponjës.

Ky nuk është rasti i tillë i parë bizar që kafshët akuzohen për spiunazh. Kohë më parë autoritetet e Egjiptit njoftuan se luanët e detit të cilët nga brigjet e plazheve në Sharme el Sheikh sulmojnë turistët po ashtu janë spiunë izraelitë.

Author: admin