Maçoku hajdut

Edhe pse është vetëm dy vjeç, maçoku Gus arriti të kryej një numër të madh të akteve kriminale dhe ka vjedhur 60 këpucë.Se hajnia nuk është vetëm shprehi e Gusit, tregon edhe fakti se me këtë zanat është marrë prej se ishte i vogël. Filloi me hajninë e çipsave dhe gazetave, ndërsa para gjashtë muajsh kaloi në vjedhjen e rrobave dhe mbathjeve të brendshme. Por as aty nuk u ndal.

Preja më e re e këtij hajni me katër këmbë nga Zelanda e Re janë këpucët dhe duket se ato i ka më për qejf, pasi për një kohë të shkurtë arriti t’i mbledhë 60 palë këpucë dhe arriti t’i ikë dorës së drejtësisë.

“Në fillim më dukej qesharake dhe argëtuese, pastaj e çuditshme, por tash e ka kaluar kufirin”, thotë pronarja e Gusit, Kelly, e cila ka rënë në hall me kleptomanin e vogël.

Gus, i cili sjellë në shtëpi të gjitha llojet e veshjeve, prej xhaketave sandaleve dhe këpucëve për fëmijë, trofetë e tij i paralajmëron me një mjaullimë të mëngjesit, ndërsa sa i përkushtuar është ndaj profesionit të tij tregon edhe fakti se një herë u kthye në vendin e krimit për ta vjedhur edhe këpucën tjetër për t’i bërë palë.

Author: admin