Facebook: Të gjithë me profile të reja

Muajin e kaluar ne kemi bërë një përshkrim të detajuar të dizajnit të ri të profileve të përdoruesve në Facebook.Fillimisht, ky rrjet kishte vendosur që funksioni i ri të jetë opsional për përdoruesin, ndërsa pasi dizajni i ri është konsideruar si i pranueshëm, Facebook ka vendosur që secili përdorues duhet të përdor versionin e ri të profileve të cilat janë krijuar së fundmi.

Këtë vendim, Facebook e ka bërë të ditur përmes blogut të vet zyrtar, ndërsa analistët thonë se një gjë e tillë mund të shihet edhe si një kopje e asaj që ka bërë Twitter me dizajnin e saj të ri të faqes.

Në postimin e saj të fundit lidhur me profilet e përdoruesve, Facebook ka thënë se “miliona përdorues tashmë e kanë ndryshuar profilin e tyre, manualisht”, ndërsa të gjithë ata që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, rrjeti social do ta bëjë për ta.

Author: admin