Leonora Jakupi sapo ka përfunduar xhirimet e videoklipit më të ri të saj, e cila shoqëron këngën “Koha s’na fal”.Këto ditë kam qenë e angazhuar në realizimin e klipit tim të ri, xhirimet e të cilit sapo kanë përfunduar. Është një baladë me tekst dhe kompozim të Ilir Tolaj, titullohet ‘Koha s’ndalet’. Mund të them se me këngën jam ndarë shumë e kënaqur, ndërsa për klipin ende nuk mund të them asgjë, pasi xhirimet vetëm sa kanë përfunduar”, ka pohuar Leonora për “InfoPress”.
E angazhimet për të nuk kanë të ndalur. Këngëtarja bën me dije se përveç klipit është mjaft shumë e angazhuar edhe në projekte të tjera muzikore e koncerte të ndryshme.
“Në muajin shkurt do të jem në Amerikë, por para se të udhëtoj atje, pikërisht me miqtë e mi ‘Stupcat’ do ta kemi një koncert humanitar në burgun e Vitisë. Do të jetë një koncert humanitar për gratë e burgosura. E sapo të kthehem nga Amerika, do të vazhdoj me koncertet e mia këtu”, ka përfunduar Leonora.