Behgjet Pacolli bëhet baba për herë të pestë

Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re (AKR) Behgjet Pacolli është bërë baba për herë të pestë.Biznesmeni dhe politikani kosovar Pacolli, nga e mërkura është bërë edhe me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Diar. Lajmin e ka konfirmuar edhe vet Behgjeti përmes rrjetit social Facebook.

Miq të nderuar, ju njoftoj se në familjën time këto ditë kemi momente gëzimi, zoti na ka gëzuar, im shoqe ka lindur edhe një djalë, e kemi pagëzuar DIAR, I lindur më 26.01.2011 në ora 17:56 min, 4.8kg, 55cm i gjatë”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij.

Bengjet Pacolli gjithashtu ka një djalë tjetër si dhe tre vajza.

Author: admin