Gjatë natës finale të “Miss Universe Kosova”, përveç sfilimit të bukurosheve pjesëmarrëse, në skenë duhej të paraqiteshin edhe këngëtaret Genta Ismajli e Dafina Zeqiri, si pjesë e programit argëtues.Por në vend të performancave në skenë, duket se performanca më interesante ka ndodhur prapa skenës. Në momentin kur Genta Ismajli i është dashur të dalë në skenë për ta kënduar këngën “Femrat shqiptare”, kënga kishte filluar të transmetohet por këngëtarja nuk ishte paraqitur.
Në atë moment kishin lindur shumë dyshime, të cilat edhe ngjallnin përsëri “konfliktin” që po vazhdon mes Dafina Zeqirit dhe Genta Ismajlit. Vonesa e saj në performancë thuhej se ishte bërë pikërisht në momentin e fundit, pas disa kërcënimeve që ajo dhe stafi i saj iu kishin bërë organizatorëve të spektaklit, pasi këto të fundit kishin pranuar që në skenë të paraqitet edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e jo vetëm Genta të jetë ylli i mbrëmjes.
“Është dashur të jetë vetëm Genta dhe gjithë spektakli të shndrisë vetëm me praninë e saj”, kështu janë dëgjuar fjalët e tezes së Gentës, që bën pjesë në stafin e saj, drejtuar të pranishmëve prapa skene, siç shkruan Panorama.
E gjithë ngjarja ka precipituar kur Genta ka kërcënuar se do të braktisë spektaklin dhe do të niset drejt shtëpisë nëse organizatorët nuk përmbushin aty për aty kushtet, të cilat ajo i kishte kërkuar më herët.