Naser Rafuna: S’kam asgjë të përbashkët me Melen

Aktori kosovar Naser Rafuna, i cili është i njohur me rolin e Muharremit (Meles) në serialin “Kafeneja Jonë”, thotë se në realitet ai nuk ka asgjë të përbashkët me këtë rol.Me Muharremin asgjë nuk kemi të përbashkët. Përndryshe një aktor kur ngjan me rolin, ai përveç se nuk është aktor, është edhe shembulli më i keq i atij profesioni”, ka thënë Naseri.

Aktori po ashtu ka thënë se është e vështirë të luhet një rol i tillë, porse atij i pëlqen të luajë role të cilat karakterizohen jo të lehta për tu luajtur.

“Është e vështirë, padyshim se po. Unë përherë i qasem rrugës së zhvillimit të një roli që është jo i lehtë për ta luajtur. Shumë aktorë dhe aktore vetëm se i largohen roleve të vështira duke pasur frikë në realizimin e tyre, prandaj edhe luajnë një rol të njëjtë në karrierën e tyre, vetëm se i ndërrojnë rrethanat e lojës”.

“Për të hyrë rrugës së vështirë dhe realizimit të roleve të ndryshme, komplekse, që duhet punë e madhe në realizimin e bazave të atij rolit, rrugën për këtë rrezik të këndshëm ma kanë mësuar prof. Enver Petrovci dhe prof. i ndjerë Faruk Begolli. Shpresoj se studentët e rinj nuk duhet humbur të shpjeguarit e mjeshtërisë së aktrimit nga profesori Enver Petrovci”, ka pohuar aktori.

Naseri përveç rolit të tij në serialin “Kafeneja Jonë” po ashtu është i njohur edhe me rolin e Ganiut në shfaqjen teatrale “Tre Gjermanët e Trashë”.

Author: admin