Urimi i Vjollca Kastratit per vitin e ri

Eshte bere rutine te themi qe po shkon nje vit i vjeter dhe po vjen nje vit i ri,ne ditet e nderrimit te motmoteve.Edhe pse te gjitha vitet duken te jene te njejta, pa ndryshime te medha,prap se prap nuk jane te njejta.Dikush perjeton diqka qe se ka perjetu kurre me pare e dikush perjeton te njejten, por prap seshte njejte.Sepse deshem apo sdeshem ndryshojme ne moshe.Por nje dihet,afer nderrimit te motmoteve gjithehere ndodh diqka ne ne,ndodh nje shqetesim, por lirisht mund te them qe eshte shqetesim i bukure dhe kete deshirojme qe sa me bukure ta presim dhe ta kalojme kete nate, qe siq thuhet, se paku ne kete nate te madhe te harrojme brengat problemet dhe te harrojme ankesat, dhe se te gjitha keto te zevendesohen me gezim, hare dhe lumturi.Bile se paku te gjithe mundohemi te luajm rolin e te lumturit.Por kjo nate me e gjate e vitit nuk eshte vetem nate e harreses,por eshte edhe nate e kujtimeve te bukura,na ben te bejme udhetim neper perjetimet e vitit qe po leme pas dhe mundohemi qe sa me shume momente te bukura ti kujtojme.Dhe ato perjetohen prap ate moment dhe ndjehemi te lumture qe perjetimi i tille na takon ne dhe vetem ne…Por,asesi nuk harrojm kete nate te kujtojm edhe ata, qe skan ndoshta as buke per kete nate,ndoshta mu kete nate sikur asnjehere mendojme: athu si mund tju vijm ne ndihme ketyre te mjereve?-dhe na qane zemra qe skemi nje grushte te forte ti bijm mjerimit mu ne zemer-dhe vazhdojme cakrrimin e gotave,luajme rolin e te lumturit,luajme rolin e te gezuarit.Pra kete nate te gjate te vitit mundohemi te harrojme por nuk harrojme -vuajtjet dhe kujtojme ate qe nuk mund ta harrojm,gezimin.Eshte nata e rezultateve:Cfare bera kete vite qe po shkon? Cfare mund te ndryshoj apo cfare mundem te bej, qe se bera dhe ja caktojm nje qellim vetes per vitin e ri.Eshte nata e planeve per te ardhmen prandaj edhe behen urimet me te perzemerta per vitin e ri.
Une uroj qe mos te jete vetem kjo nje nate vetem e harreses dhe e kujteses, por te jete nje nate e vendimeve pozitive per vitin qe vjen, gjithenje me deshiren per te miren e lumturine tone por pa harruar edhe lumturine e tjereve…une lutem: O Zot ndihmo te gjithe njerezimin por ndihmom edhe mua…Pra kurre sdo te jem e lumture vetem une dua te shohe lumturin tek gjithe njerzit e botes..URIME KY VIT I RI E GEZUAR.

Respekt nga Vjollca Kastrati

Author: admin