Sistemi operativ i Apple numër një në SHBA

Sipas kompanisë së kërkimeve të tregut – Nielsen, Apple e ka tejkaluar rivalin e saj Research In Motion sa i përket sistemit operativ për telefonat e mençur mobil në tregun amerikan.Sistemi operativ i kompanisë e cila e prodhon telefonin e famshëm – iPhone, tani është numër një në treg, me 27.9 për qind të tregut të telefonave të mençur mobil.

Pjesëmarrja e Apple në tregun e sistemeve operative për telefona mobil është më e madhe krahasuar me 27.4 për qind që mban RIM, e cila tashmë është në vendin e dytë në radhitje, dhe Android që mban 22.7 për qind, ose me Windows Phone 7 e cila ka arritur të marrë 14 për qind të këtij tregu.

Pjesë tjetër e tregut përfshin edhe Symbian me 3.4 për qind, Linux me 3.3 për qind, si dhe Palm me 1.3 për qind.

Mirëpo, vlen të përmendet se Apple dhe RIM janë duke humbur pjesëmarrje të tregut, të cilën gjithnjë e më shumë po e merr platforma e kompanisë Google, sistemi operativ Android. /

Author: admin