Çfarë po ndodh me këngën “Pom Pëlqen”?

Siç duket këngëtarja Dafina Zeqiri së bashku me Ledrin janë penduar për lansimin e parakohëshëm të projektit të tyre “Pom Pëlqen”.Faqja BABA Records në Facebook citon Dafinën duke thënë se versioni të cilin mund ta dëgjoni mëposhtë i këngës “Pom Pëlqen” nuk është origjinali, ndërsa u bëri thirrje fansave për durim pasi që së shpejti lansohet dhe klipi i këngës në fjalë.Nëse shohim deklaratën e Dafinës, mund të konstatojmë se kemi të bëjmë me rrjedhje të kësaj kënge, mirëpo spekulohet se pasi nuk është pëlqyer fare nga fansat e tyre kënga “Pom Pëlqen”, kanë vendosur që të bëjnë ndryshime në të.

Vetë kënga në fjalë është larguar nga YouTube për shkak të së drejtës autoriale që mban KuBin Production.

Author: admin