Për shkak të WikiLeaks hakerët sulmojnë PayPal e Mastercard

Një grup hakerësh të njohur me emrin Anonymous, të cilët lidhen me forumin e popullarizuar online 4chan, ka nisur aksionin hakmarrës kundër kompanive të cilat ia kanë shkurtuar shërbimet e veta WikiLeaksit.Aktualisht në shënjestër janë bankat zvicerane Postfinance e Mastercard, faqet e internetit të cilave janë tërësisht pa qasje, derisa tek PayPal tani për tani ka pësuar vetëm blogu zyrtar.

Për të rrëzuar faqet e Mastercard, PayPal e Postfinance, hakerët shfrytëzojnë taktikën e njëjtë të cilën kundërshtuesit e WikiLeaksit e kanë për dy javë rresht për të rrëzuar këtë faqe të shumë-përmendur rishtazi të internetit: sulmet DDoS. Mirëpo, kësaj radhe çështja është shumë më serioze, sepse kompanitë si Mastercard e PayPal humbin miliona dollarë, si direkt ashtu edhe indirekt, kur nuk i kanë faqet e tyre jofunksionale.

Nga Anonymous pohojnë se do të sulmojnë të gjitha faqet të cilat “kanë lëshuar pe para presionit të qeverisë amerikane”.

Mastercard, PayPal, Postfinance, dhe shumë kompani tjera siç është EveryDNS kanë pezulluar bashkëpunimin apo ia kanë shkurtuar shërbimet e tyre WikiLeaksit dhe themeluesit të saj Julian Assange, mirëpo asnjëra prej tyre nuk kishte pranuar se këtë e kishte bërë si rrjedhojë e presionit politik. Si arsye për këtë, ato kanë thënë se bëhej fjalë për arsye teknike apo administrative.

Author: admin