Obiliq, ndotja e ambientit rrit rastet kancerogjene

Të paktën 33 për qind e qytetarëve të komunës së Obiliqit vuajnë nga sëmundjet kronike respiratore dhe kardiovaskulare.Këto të dhëna të Qendrës Kryesore për Mjekësi Familjare i kanë shpalosur të martën drejtuesit e komunës së Obiliqit, të cilët u kanë bërë apel institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin masa për përmirësimin e ambientit në këtë komunë.Zyrtarët komunalë kanë alarmuar se në pesë vjetët e fundit është rritur paraqitja e sëmundjeve kancerogjene.

Ata kanë fajësuar për këtë ndotjen enorme të ambientit nga Korporata Energjetike e Kosovës.

Author: admin