Mark Zuckerberg është Njeriu i Vitit

Revista TIME e ka cilësuar bashkë-themeluesin dhe drejtorin ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, si “Njeriu i Vitit”.Arritjet e Mark Zuckerbergut gjatë vitit 2010 janë me të vërtetë të shquara: Ai e forcoi pozitën e Facebook, duke e shndërruar atë në rrjetin më të madh social dhe një nga kompanitë më të mëdha të internetit në botë, i cili sot e ka tejkaluar shifrën prej 500 milionë përdoruesve.

Ai njëkohësisht është një nga miliarderët më të ri në botë, dhe së fundi ai u zotua për të dhënë shumicën e pasurisë së tij për bamirësi.

Ndërsa, TIME ka dhënë edhe sqarime shtesë se pse pikërisht drejtori i Facebook, cilësohet si njeriu i vitit, sipas tyre.

‘Sepse ka arritur të lidh më shumë se 500 milionë njerëz dhe të strukturojë një hartë për marrëdhëniet shoqërore mes tyre, për krijimin e një sistemi të ri të shkëmbimit të informacionit, dhe për ndryshimin e mënyrës se si ne të gjithë e jetojmë jetën tonë sot. Pikërisht për këto arsye Mark Elliot Zuckerberg është Personi i Vitit 2010, ka sqaruar TIME.

Author: admin