Adelina feston ditëlindjen e 31-të

Këngëtarja e njohur kosovare Adelina Ismajli dje (14 dhjetor) ka festuar ditëlindjen e 31-të të saj.Ajo kishte vendosur t`i bëjë vetës një dhuratë të pazakontë. E fascinuar nga Muzeu i Louvre, një ndër muzetë më të mëdhenj në botë, Adelina sërish e kishte vizituar gjerë e gjatë mu në ditën e datëlindjes së saj.

“Kjo është dhurata më e mirë që mund t`i bëj vetes në këtë moment. Thjesht Pallati i Louvre ka aq shumë magji në vete saqë e ndjej veten në një botë tjetër ku çdo gjë është e mrekullueshme. Dua dhe njëherë t’i shoh të gjitha, posaçërisht skulpturat e katër gjysmë-perëndive shqiptare që janë aty. Ky vend më bën të ndjehem ajo që jam njeri, që jeton për madhështinë e artit dhe konstant harron primitivizmat e të vegjëlve. Kur gjendesh para Mona Lisa-s, bota ndalon. Kjo është gjëja më e mrekullueshme që kam bërë”, citon Adelinën faqja e zëdhënëses së saj në “Facebook”, Rudina Idrizaj, shkruan e përditshmja “Zëri”.

Më tej shkruhet se Adelina e ka vazhduar festën në njërën ndër diskotekat më në zë në Paris, emrin e të cilës po e mban sekret.

Author: admin