Artistët janë të pafajshëm dhe të hyjnishëm. Për këtë, ata nuk janë gjithmonë të vetëdijshëm. Megjithatë, janë të vetëdijshëm për shumëçka: duan dhe dinë të dashurojnë, dinë dhe duan dhuntinë e natyrës ta shfrytëzojnë, por nganjëherë dinë edhe të harrojnë e madje edhe të mallkojnë.
Bisedoi: Shaqir Foniqi
Artistja, Leonora Jakupi, ndonëse ka shpirt dhe zemër të madhe, nganjëherë nuk mund të jetë imune ndaj shigjetave helmuese që e godasin zemrën e saj. Kënga më e re, “I harruar”, që tashmë është bërë hit, a thua shpërfill një duf të akumuluar në zemrën e çdo artisteje, e pse jo edhe të Leonorës?
Leonora, a ka diçka personale në këtë tekst?
Jo, nuk ka diçka të bëj me jetën time private, thjesht, është tekst i autorit të këngës. Nuk e di… ai e ka gjetur vet inspirimin për këtë tekst. Nuk ka qenë ide imja, edhe pse, në disa raste konkrete, natyrisht, edhe unë ndërhyj dhe zgjedh tematika të caktuara.
A do të thotë kjo se artistët bashkëjetojnë me vuajtjet e të tjerëve dhe kësisoj, në një mënyrë vuajtjen e tyre, dëshirojnë ta shpërndajnë.
Absolutisht po, shpërndajmë mesazhe përmes këngëve tona… Natyrisht, nëse jo, dhimbjen dhe eksperiencat tona në jetë, atëherë mundohemi të shpërndajmë eksperiencat e të tjerëve, atyre që na rrethojnë, miqve, familjarëve tanë…
A mendon që ka vuajtje të bukur?
Po, mendoj që ka. Është mirë njeriu të përjeton gëzimin, hidhërimin, edhe vuajtjen…për të ditur rëndësinë e jetës. Por, edhe për ta shijuar jetën pak.
Kënga është realizuar në një jaht ku ju dukeni e madhërishme, dinjitoze, emotive, qiellore, por edhe pak e lënduar. Cila nga këto shprehje i rri më bukur kësaj kënge?
E lënduar nuk do të kisha thënë, për faktin se në këngë, bëhet fjalë për një dashuri të kaluar, edhe pse me dhimbje të përfunduar…dhe, unë, përmes këngës përpiqem ta tejkaloj këtë dhimbje.

…por, a ta prishin ditën ndërkohë?
Sigurisht se ma prishin, mirëpo, kryesisht zgjohem e lumtur, varet edhe se me çfarë disponimi ke rënë, çfarë gjumi kë bërë…ke ndonjë brengë, ndonjë hall. Nuk është çdo ditë njësoj. I falënderohem Zotit që jam shëndosh e mirë, familjen e kam mirë dhe kam motiv për çka të punoj.
Çka të bezdis më së shumti në mjedisin ku jeton?
Shumëçka…komunikacioni, pluhuri, papastërtia, hedhja e mbeturina vend e pavend, ambientet pa gjelbërim, disa rrugë të mbuluara me pllakate të politikanëve, nuk shoh diçka tjetër përpos laramanisë së tyre…ka shumë parregullsi.
Po të kishe mundësi, çka do të ndryshoje tek njerëzit?
Kisha dashur që njerëzit të jenë më të dinjitetshëm, më human, më të afërt me njëri-tjetrin, më dashamirës. Ka humbur humanizmi, dashuria për njëri-tjetrin, njerëzit janë zhveshë nga shumë tipare, nuk janë ata që i kam njohur para shumë viteve, dmth i shohin vetëm interesat e tyre…
Po tek vetja?
Asgjë, jam krenare për karakterin tim…
T’i kthehemi edhe njëherë këngës “I harruar”. Është mirë të harrosh, është vështirtë, është mëkat…?
Ma mirë të harrosh, sesa të mbash barrën dhe të vuash, ose të jetosh me një dhimbje tërë jetën.
Emocionet e kanë mbërthyer këngën dhe këto emocione mbesin të pa fashitura. Keni ju emocione kur e dëgjoni këtë këngë?
Jo, hahaaa, ka shumë këngë tjera ku, ndoshta, mund të jem më emotive kur t’i dëgjoj ato.
Dukeni se jeni një femër e sinqertë. Sinqerisht, e keni përjetuar ju dashurinë, në mënyrën se si dashurojnë artistët?
Varet prej njeriut. Ka njerëz që ia dinë vlerën dashurisë, por ka edhe prej atyre që nuk ia dinë. Njerëzit e përjetojnë dashurinë në forma të ndryshme.
Është mallkim të dashurosh?
Jo, nuk është mallkim.
Sikur është krijuar bindja se të gjitha femrat e bukura janë pak “tragjike”. A ka diçka të vërtetë këtu?
Jo, nuk mendoj se femrat e bukura janë “tragjike”. Mua më pengon më shumë kur thuhet se femrat e bukura përveç pamjes së tyre, nuk kanë diçka tjetër në kokë, janë bosh. Unë njoh shumë femra të bukura që janë të jashtëzakonshme, të mençura, të vlerësuara në profesionet e tyre; varet se si ato dinë të organizojnë jetën e tyre. Nëse ti nuk di të menaxhosh jetën tënde private ose punën tënde, mund të jesh edhe “fatkeqe”.
Në jaht dukeni me vello të bardhë. Kur do të vishni ju vellon e vërtetë?
Nuk jam përcaktuar ende. Kur të jetë kësmet!
A ka bërë dikush mëkat ndaj jush?
Po…me siguri se ka.
Besoj se, artistëve nuk u ka hije inati, prandaj të shpresojmë se ju do ta përfillni thënien e filozofit francez, Zhan Pol Sartër, “Ua fal të gjithëve mëkatet, nuk dua të keqen ta mbaj në zemër”.
Definitivisht pajtohem me këtë thënie.
Leonora, faleminderit për intervistën dhe, fare në fund, të themi se, ishim të privilegjuar që patëm rastin të bashkëjetojmë në katër sy.
Kënaqësia ishte imja dhe faleminderit shumë për këtë intervistën.