Google prezanton Chrome OS

Google më në fund e ka prezantuar sistemin e saj operativ, i cili i dedikohet kompjuterëve netbook si dhe pajisjeve të ngjashme mobile.Më saktësisht, bëhet fjalë për sistemin operativ i cili bazohet në shfletuesin Chrome, i cili në pjesën më të madhe të tij mbështetet në ueb-aplikacione. Dje, kompania Google e ka lansuar edhe dyqanin virtual të aplikacioneve të  dedikuar për Chrome.

Shumica e aplikacioneve nuk do të jenë të instaluara në kompjuter, por do të jenë në “pjesën e re” të Google, dhe tek ato do të arrihet nëpërmjet shfletuesit të internetit Google Chrome.

Megjithatë, Chrome OS ende nuk është gati për përdorim në masë, prandaj i njëjti mbetet ende në versionin beta, ndërsa tani ka filluar vetëm si pilot projekt i kompanisë Google.

Author: admin