Çokollata shëron kollën

Shkencëtarët këshillojnë konsumimin e çokollatës në vend të shurupeve të ndryshëm, të cilët janë të dëmshëm në mjekimin e kollës te fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeçare.The Telegraph njofton se studiuesit nga Instituti Ndërkombëtar i Anglisë për mushkëritë dhe zemrën kanë theksuar se përbërësi teobromin (i pranishëm në kakao dhe çokollata),ndihmon në heqjen e kollës, ndërsa pasi të testohet për dobinë e tij do të hidhet në treg në trajtë ilaçi brenda dy vjetësh.

Duke pohuar se teobromina është më efektive se shurupet në heqjen e ‘gërvishtjes’ së fytit dhe kollës, studiuesit bënë të ditur se kodrina (e pranishme në shurupet kundër kollës) është një lëndë shumë e dëmshme për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeçare.

Specialistët deklarojnë se vetëm një cope çokollatë “bitter” ndihmon në qetësimin e kollës, por ata pohojnë se nuk janë bërë akoma studime për të përcaktuar dozën e duhur.

Author: admin