ME FAT DITA E FLAMURIT

Dihet se të gjithë së bashku jemi bijtë e bijat e një trualli të një lëngu, bijtë e bijat e popullit shqiptarë, të trojeve tona, të tokave tona të skuqura me gjakun e bijëve e bijave tona dhe të këngëve tona të kultivuara. Ne pasardhësit e tyre përpiqemi që kështjellën tua lëmi të rinjëve tanë. ATY ku është qelësi i popullit.
Pa ditur të notojmë mirë populli ynë nuk u mbyt as në dergjet më të mëdha historike. nuk u dogj as në zjarret e dhumta të nëntorit të parë, të nëntorit të dytë dhe nuk do digjet as në zjarret e nëntorit të tretë dhe nuk u shua as nga masakrat e shumta që e përjetoi populli shqiptarë. Gjatë historisë u coptua, u masakrua dhe u përgjakë nga dhëmbët e ujqërve të largët apo bishave fqinje, të cilat duke bërë pazarllëqe me njëra tjetrën grabiten tokat shqiptare duke dashtë kështu të zhdukin popullin e lashtë autokton.
Mirëpo, edhe pse në mjegullime i plagosur i lodhur këmbësh, duarsh e sysh edhe pse i torturuar e i shpartalluar përsëri qëndroi i fortë në çdo kohë gjatë të gjitha katandisjeve historike, ai qëndroi në këmbë për të treguar se është i gjallë, pas të gjitha stuhive dhe tërmeteve të kohës. Kështu, do të qëndron edhe në stuhitë e nëntorit të tretë ku do të bashkohet ashtu siç e shpartalluan.

Zoti e bekoftë popullin shqiptarë dhe shqiptarët!
Zoti i bekoftë të gjithë ata që dhanë jetën për këtë ditë
Zoti e bekoftë flamurin.

Author: admin