Fillon Shpija 2

Në një spektakël ku janë prezantuar konkurrentë të rinj dhe ku është prezantuar një format i ri, ka filluar Shpija e Kosovës 2.Janë prezantuar dhe 11 kandidatët e parë të Shpija2, ku mund të dallohen pretendentë të spektaklit nga mosha dhe shtresa të ndryshme, të cilët do të luftojnë deri në natën finale të 26 shkurtit për çmimin e madh, banesën në Prishtinë.

Spektaklin hapës e prezantoi ashtu siç u konfirmua, Pranvera Behrami e cila shfaqi paraqitje relativisht të mirë, marrë parasysh gabimet e bëra gjatë mbrëmjes. Ajo kishte mbështetjen e ‘kojshive’ Shukit dhe Agim Gërgurit.

Banorët e prezantuar në spektaklin hapës të Shpija2:

1. Elvis Qollopeku (Chopa) – Prizren, 27 vjeç
2. Liridon Hyda – Bujanovc, 23 vjeç
3. Blerta Hoti – Venedik, 22 vjeçe – jeton në Klinë
4. Arjeta Oruqi (Ari) – Koraci, 22 vjeçe
5. Adnan Sylqevci (Adi) – Rusi, Kosovë (Gjilan), 32 vjeç
6. Valon Havolli – Prishtinë 21 vjeç
7. Jehona Topalli – Ferizaj, 25 vjeçe
8. Yll Dervishi (Buci) – Prishtinë, 26 vjeçe
9. Adrijana Krasniqi (Janita) – Mitrovicë, 21 vjeçe
10. Liridon Kaqandolli – Vushtri, 21 vjeç
11. Ledi Vokshi – Shqipëri (Durrës)

Author: admin