Dafina feat. Ledri, zbulohet demo

Pikërisht në kohën kur po xhirohet videoklipi i duetit “Pom Pëlqen” i Dafina Zeqirit dhe Ledrit, në internet ka rrjedhur një demo regjistrim i këngës në fjalë.Faqja e fansave në Facebook “Baba Records”, ka publikuar një demo 32-sekondëshe të duetit të Dafinës me Ledrin, “Pom Pëlqen”, përkundër faktit se tashmë po xhirohet klipi dhe së shpejti pritet lansimi i tij.

Sipas demos në fjalë, kjo këngë pritet të jetë një nga hitet më të mëdha, duke parë ritmin, dinamizmin dhe një përzierje të lehtë mes zhanreve Techno dhe Hip-Hop.

Author: admin