Nokia X2, edhe i mençur edhe i lirë

Nokia ka shtuar edhe një telefon të mençur mobil në linjën e saj të telefonave, me lansimin e modelit të ri të telefonit të cilin prodhuesi numër një në botë e ka quajtur – Nokia X2-01.Modeli më i ri i telefonit të Nokia’s ka tastierë të plotë QWERTY dhe ekran QVGA me 2.4 inç. Përveç specifikave të cekura më lartë, Nokia X2 gjithashtu posedon edhe VGA kamerë në pjesën e prapme, lidhje WiFi, GPRS / EDGE, ndërsa pajisja peshon 107.5 gram.

Mirëpo, kjo nuk është e tëra që posedon ky model i telefonit të Nokia’s, pasi që specifikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe media-player të integruar, FM radio dhe qasje në Ovi Music Store, plus mikro kartelën SD me 8GB.

Përfundimisht, Nokia do të ofrojë edhe një telefon të mirë për blerësit potencial të cilët përveç karakteristikave të avancuara, në këtë model do ta kenë edhe çmimin e volitshëm. Vetëm 80 euro për një të tillë. Mirëpo, ende nuk dihen detajet e lansimit të këtij modeli në treg.

Author: admin