Ilacet kunder dhimbjes, si ndikojne ne shendet

Dhimbja me të vërtetë ekziston në kokën tonë, theksojnë shkencëtarët të cilët kanë zbuluar si mendimi pozitiv mund të forcojë efektet e ilaçeve kundër dhimbjes dhe ato negative të bllokohen. Shkencëtarët nga Oksfordi, Kembrixhi dhe dy universitete gjermane kanë kryer hulumtime me ndihmën e 22 vullnetarëve. Për zvogëlimin e dhimbjeve mjekët u kishin përshkruar ilaçe kundër dhimbjeve. Ajo që ishte vërejtur është se vullnetarët ishin ankuar për dhimbje më të forta në momentet e mosmarrjes së ilaçeve dhe në momentet kur kishin marrë ilaçet, por nuk dinin një gjë të tillë. Në të vërtetë, në momentin kur mjekët i kishin njoftuar se ju japin ilaçet, në të njëjtin moment vullnetarët kishin ndjerë më pak dhimbje. Në të njëjtën kohë mjekët kishin vëzhguar aktivitetin e trurit me ndihmën e skanerit MRI dhe kishin vërejtur se si hapësirat e trurit për dhimbje ishin më aktive, atëherë kur vullnetarët kishin menduar se nuk marrin ilaçet.

Dashuria, efikase
Në një studim të ri kanë marrë pjesë 15 vullnetarë, që të gjithë në fazën e hershme të një lidhjeje romantike. Atyre u janë treguar fotografi të partnerëve të tyre, ndërsa nëpër pëllëmbë u është lëshuar energji elektrike nëpërmjet diodave, që do të duhej t’u shkaktonte dhembje të lehta. Gjatë kohës së studimit kanë skanuar trurin e tyre me ndihmën e rezonancës magnetike, me qëllim që t’i vërejnë ndryshimet eventuale.

Studimi tregoi se ndjenjat e dashurisë, të nxitura vetëm prej shikimit të fotografisë të personit të dashur, ka po të njëjtin ndikim, sikurse medikamentet kundër dhembjes. Mirëpo, ky rezultat nuk është vërejtur kur vullnetarët kanë parë fotografitë e personave të panjohur, por tërheqës të gjinisë së kundërt. Studiuesit zbulojnë se efekti i dashurisë mund të krahasohet me ndikimin e disa narkotikëve, si morfina dhe kokaina. “Kur dashuria është ashtu siç e përshkruajmë, energjike dhe me pasion, atëherë ajo në një farë mënyrë krijon varësi”, është shprehur dr. Han Mekej për “Daily Telegraph”.

 

Author: admin