Prej tërheqjes me flokë deri tek akrobacionet nën ujë, mijëra njerëz do të përpiqen të thyejnë rekorde të ndryshme për tu regjistruar në librin e rekordeve Guinness për vitin 2011.
Për shembull, nëntëdhjetëvjeçari Thomas Lackey nga Gloucestershire në Britani të Madhe do të përpiqet të thyej rekordin e tij personal si njeriu më i vjetër në botë i cili do të qëndrojë hipur mbi krahët e aeroplanit. Ai do të përpiqet ta kryej këtë performancë në lartësinë prej 150 metra në aeroplanin me krahët e gjatë 10 metra.
Po ashtu në Britani të Madhe, njëzetvjeçarja Asha Rani, e njohur si mbretëresha e hekurt indiane, do të përpiqet të thyej rekordin e tërheqjes së aeroplanit vetëm me anë të flokëve. Zonja Rani ka ndërmend që me flokët e lidhura gërshet të tërheqë aeroplanin e rëndë gati shtatë tonelata për pesë metra.