Dafina: “Po m’pëlqen” – një klip ‘crazy’

Dafina Zeqiri nuk dëshiron të pushojë as në ditët e ftohta. Këngëtarja kosovare sapo ka filluar xhirimet e videoklipit të këngës “Po m’pëlqen”, për të cilin thotë se do të jetë ‘crazy’.Kënga është një duet i Dafinës me reperin Ledri, ndërsa videoklipin ata ia kanë besuar kompanisë “Entermedia”.

“Nesër (të enjten) do të fillojmë me xhirime. Jemi përgatitur shumë dhe besoj që do të jetë një videoklip ‘crazy’. Videoklipi do të xhirohet në Prishtinë dhe shpresoj që do të mirëpritet nga publiku”.

Ajo gjithashtu ka zbuluar se së shpejti do të dalë edhe me një këngë tjetër në gjuhën angeleze, pa dashur të zbuloj më shumë.

“Kam përfunudar një këngë në gjuhën e angleze dhe besoj që së shpejti do ta publikoj, por nuk dëshiroj të jap më shumë detaje sepse dua të mbetet befasi”, ka përfunduar Daffy.

Author: admin