Kohëve të fundit nuk kanë të ndalur talentet shqiptarë të cilët janë pjesë e spektakleve botërorë. Melinda Ademi (16) me origjinë nga Kosova, do të garojë në një nga spektaklet më prestigjioze dhe më të shikuara në Amerikë, i quajtur ‘Amerikan Idol’.Bashkë me familjen e saj, ajo iku gjatë kohës së luftës prej represionit serb.Viti i tmerrshëm i një gjenocidi të paparë, kur rrezikohej deri në shfarosje populli shqiptarë”, kanë përkujtuar në edicionin e nëntë të këtij spektakli prindërit e Melindës skenat e vitit 1999. Rrëfimi i tyre, shoqërohej me sekuenca televizive, përmes të cilave, miliona shikues amerikan kanë parë pamjet tragjike, të shqiptarëve që largoheshin me dhunë dhe forcën e ushtrisë e policisë serbe.
Disa vjet më vonë, ajo është bërë pjesë e spektaklit më të madh për talent në botë, ‘American Idol’.
Vajza e çiftit Ademi, tani ka fituar shansin e parë, që një ditë “mund të hidhet nga ‘trapolina’ e yjeve të këngës amerikane, për suksese. Në facebook -un e saj Melinda Ademi shkruan “Unë jam Melinda dhe unë jam 16 vjeçare. Unë dua të këndoj! Gjëja më e dashur gjithë jetën time, është veçse të këndojë dhe këtë e kam nisë që unë kur isha vajzë e vogël. Ëndrra ime është që të bëhem një artiste e madhe. Unë e di se ëndrrat e mia janë të mëdha, por unë do të jap gjithë atë talentin tim për të arritur atë, megjithëse sfida që kam përpara është e madhe”.
Para jurisë, pjesë e së cilës ishte edhe Jennifer Lopez, Melinda ka kënduar këngën “If I Aint Got You” të Alicia Keys. Performanca e ka bindur jurinë, që i ka dhënë PO-në për të vazhduar drejt Hollywood-it.